Nxënësit me aftësi ndryshe

“Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change”
02/10/2020
Aktivitet mbi edukimin shëndetësor me mësuesit e shkollës 9 vjeçare Migjeni
05/10/2020

Nxënësit me aftësi ndryshe

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua trajnimi i mësuesve mbi sfidat me të cilat përballen ata gjatë procesit të të nxënit dhe metodat e aplikuara për nxënës me aftësi ndryshe.

Gjatë trajnimit u sollën shembuj e situata praktike të ndjekura edhe në vende të huaja. Gjithashtu, u diskutuan edhe disa nga problematikat që hasin mësuesit gjatë punës së tyre të përditshme dhe komunikimit e bashkëveprimit edhe me persona të tjerë për të synuar përfshirje dhe bashkëpunim edhe të prindërve e anëtarëve të tjerë të komunitetit ku bëjnë pjesë.