Krijohet Këshilli i parë Rinor në Rrethin e Kurbinit

“Parandalimi i bullizimit dhe mirëqenia e shëndetit mendor tek fëmijët”
25/01/2021
Aktivitete Vullnetare
25/01/2021

Krijohet Këshilli i parë Rinor në Rrethin e Kurbinit

Këshillat e komunitetit duhet të shërbejnë si bazë për një sistem rekreativ të bazuar në barazi sociale dhe me dyer të hapura për të gjithë komunitetin. Në përgjithësi, është shumë i rëndësishëm promovimi i ideve të reja të cilat përfshijnë mundësi të vazhdueshme, rritjen e objektivave për të përmirësuar jetën në komunitet dhe partneritetet shtesë me grupet e komunitetit.

Përmes gjithë përfshirjes rinore dhe angazhimit konkret, Këshilli Rinor i rrethit të Kurbinit synon të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme dhe pse jo të transformohet në një Grup Informal i cili mund të angazhohet në zbatimin e projekteve civile.

4 Forumet Rinore, përkatësisht në Mamurras, Gorre, Milot e Laç Këshilli Rinor synuan të transmetojnë e të krijojnë qëndrueshmëri në mendësinë e në kulturën e të rinjve të rrethit të Kurbinit  me qëllim zhvillimin social të komunitetit.  Gjatë këtyre takimeve të cilat u drejtuan nga vetë anëtarët e Këshillit Rinor, diskutimet u mbështetën mbi rëndësinë e respektimit të një platforme vlerash si themel i ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme si:

  • Rëndësinë e përfshirjes rinore në suksesin dhe qëndrueshmërinë e interesave të komunitetit.
  • Ndërtimin e partneriteteve me qëllimin kryesor përfshirjen, fuqizimin dhe zhvillimin e rinisë dhe të mbarë komunitetit.
  • Ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme dhe të ndërsjella.
  • Ndarjen e përgjegjësisë për krijimin e grupeve rinore dhe përfshirjen e tyre.
  • Respektimin e diferencave kulturore, moshore, sociale dhe ekonomike.
  • Përshtatjen e shpejtë ndaj ndryshimeve në kulturë, teknologji dhe akses të burimeve.
  • Dizenjimin e programeve rinore në përshtatje me stadet e zhvillimit rinor.
  • Respektimin e gjendjeve emocionale dhe fizike brenda grupeve rinore.