34 workshopet e para të projektit ” Shkollat për Shëndetin”

Takim 2-palësh Këshill Rinor-Bashkia Kurbin
23/10/2020
Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Lezhë
23/10/2020

34 workshopet e para të projektit ” Shkollat për Shëndetin”

Barleti Group shpk me anë të strukturës Barleti Training and Testing Center (BTTC) dhe bashkëpunim me Universitetin Barleti kryesisht me Departamentet e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional; Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit; Edukimit Fizik dhe Sporteve zbatuan 34 workshopet e para të projektit ” Shkollat për Shëndetin” në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Lezhë. Projekti u zhvillua përgjatë muajit Tetor 2020 dhe u mbështet nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) dhe me të drejtë zbatimi nga SAVE THE CHILDREN.Në projekt morën pjesë 400 pjesëmarres/targetgrupe si:Nxënës; Mësues dhe Drejtues Shkollash; Prindër dhe Kujdestarë; Mjekë Shkollash, Qendrash Shëndetësore, dhe Punonjës Psiko-Sociale; Punonjës të Promocionit Shëndetësor dhe Autoritete të Qeverisjes Lokale.Qellimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe stimulimi i një marrëdhënie më të plotë, të shëndetshme dhe sinergjike midis targetgrupeve të pjesëmarrësve për ti dhënë një rol shumë më të madh edukimit shëndetësor me fokus mirëqenien dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.Projekti hapi siparin e një bashkëpunimi dhe kontributi të vyer e shumë pozitiv afatgjatë midis institucioneve mbështetëse, zbatuese dhe përfituesve nga ky projekt.