Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Lezhë

34 workshopet e para të projektit ” Shkollat për Shëndetin”
23/10/2020
Rëndësia e Komunikimit Prindër-Fëmijë
26/10/2020

Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: Shkollat për Shëndetin në Lezhë

Barleti Group shpk me organizim nga Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Instituti Shqiptar për Cështjet Publike(AIPA) në kuadër të platformës My School zbatuan programin për realizimin e 8 workshopeve, në datat 22-23 tetor 2020, në qytetin e Lezhës në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin”. Në këto aktivitete moren pjese me 75 pjesëmarrës të targetgrupeve: Punonjës të Promocionit Shëndetësor, Autoritete të Qeverisjes Lokale, Mjekë Familje, Punonjës Psiko-Social Shkollash, Mësues dhe Drejtues Shkollash, Prindër, Nxenes. Projekti u mbështet nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) me zbatim nga Save the Children.

Qëllimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe stimulimi i një marrëdhënie më të plotë, të shëndetshme dhe sinergjike midis targetgrupeve të pjesëmarrësve për ti dhënë një rol shumë më të madh edukimit shëndetësor me fokus mirëqenien dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.