Aktivitete sportive

Argëtim nëpërmjet sportit – Mamurras
30/10/2020
Trajnim – Rëndësia e këshillimit të karrierës që në fëmijërinë e hershme
02/11/2020

Aktivitete sportive

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili zbatohet nga Bashkia Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act, u zhvillua një aktivitet sportiv me pjesëmarrës nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras. Ky aktivitet synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve.

Aktiviteti, përveç se argëtues, synoi edhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi përfitimet dhe dobitë që ka angazhimi në sporte të disiplinave të ndryshme. Sporti ndikon, jo vetëm në shëndetin e tyre, por edhe në socializmin, mirëkuptimin, tolerancën dhe frymën e bashkëpunimit mes të rinjve.

Në fund të aktivitetit shkollës iu dhuruan edhe disa materiale sportive të financuara nga projekti.