Trajnim – Rëndësia e këshillimit të karrierës që në fëmijërinë e hershme

Aktivitete sportive
30/10/2020
Botimi i librit “Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
06/11/2020

Trajnim – Rëndësia e këshillimit të karrierës që në fëmijërinë e hershme

Në zbatim të projektit New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua trajnimi i mësuesve mbi rëndësinë që ka këshillimi i zgjedhjes së karrierës që në fëmijërinë e hershme, si një hap drejt zgjedhjeve të sigurta dhe fokusimit në kërkesat e tregut të punës sot.

Në kushtet me të cilat përballet shoqëria sot, mësuesit kanë një detyrim moral në orientimin e duhur që u japin fëmijëve, në evidentimin e talenteve të reja si dhe në krijimin e hapësirave për kualifikime e trajnime të thelluara. Pra, ky aktivitet synoi ndërgjegjësimin e stafit pedagogjik në rolin e tyre drejt karrierës së suksesshme dhe krijimin e mundësive për nxitje kreativiteti.