Botimi i librit “Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Trajnim – Rëndësia e këshillimit të karrierës që në fëmijërinë e hershme
02/11/2020
Trajnim për rritje kapacitetesh për mësuesit dhe drejtuesit arsimor
07/11/2020

Botimi i librit “Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Libri “Edukimi dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK)” është produkt i projektit “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore” mbështetur financiarisht nga “Direct Aid Program Australia” dhe zbatuar nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike #AIPA dhe Universiteti “Barleti”.

Ky libër është hartuar nga pedagogë të Universiteteve të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës, të Universitetit “Barleti” dhe ka si qëllim përgatitjen e mësuesve të ardhshëm të 6 universiteteve në Shqipëri në përdorimin e TIK në mësimdhënien me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Autorët të librit janë pedagogë të gjithpërfshirjes në arsim, të pedagogjisë speciale, të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit nga 7 universitetet pjesëmarrëse në projekt, të cilët mirëpresin sugjerime, ide dhe mendime për përmirësimin e mëtejshëm të tij, në mënyrë që ky material t’i shërbejë sa më mirë formimit të frytshëm të mësuesve të rinj.