BootCamp Day

Ndërgjegjësimi i dhe informimi i të rinjve për start-up-et dhe bizneset sociale
19/07/2018
Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
19/11/2018

BootCamp Day

Në kuadër të zbatimit të projektit të ri “Tekno – Kreatvitet” të financuar nga World Vision dhe në bashkëpunim me SHKR, Qendra Youthact zhvilloi në Ambientet e Universitetit Marin Barleti në datë 21 shtator 2018 aktivitetin BootCamp Day me nxënës të 4 shkollave të zonës së Prrenjasit, Halit Berzeshta(Prrenjas), Sali Halili(Rrajcë), Dilaver Nezha(Qukës), Ahmet Elezi(Stravaj). Të rinjtë me idetë më të mira të përzgjedhura në shkolla 10 grupe me nga 4-5 veta qëndruan në këtë hapësire të përbashkët për zhvillimin e idesë së tyre ku u mentoruan nga ekspertë në fushën e Startup-eve. Ata dolën me një produkt final, ide biznesi të cilën e prezantuan në aktivitetin Final Pitching në datë 25 Shtator 2018, në Prrenjas në shkollën “Halit Berzeshta” ku u vlerësuan nga një juri të përbërë nga ekspertë në fushën e startupeve.  U përzgjodhën 3 çmimet më të mira. Çmimi i parë grupi me idenë “Golden Hands” një ide e cila ka në thelb punimet artizanale nga dora e njerëzve të talentuar në këtë fushë në zonën e Prrenjasit. Nënësit përfaqësojnë shkollën “Halit Bërzeshta” Prrenjas. Çmimi i dytë me idenë “Tingujt e Kristaltë të Radicinës”. Promovimi i vendit turistik të Radicinës si: Bukuri natyrore, Ushqime tradicionale, Ujera termale, Vende historike, Ushqimi bio, Traditat. Nënësit përfaqësues të shkollës “Ahmet Elezi” Stravaj. Çmimi i tretë me idenë “Cinefun”. Një mënyrë ndryshe për të kaluar kohën e lirë. Ofruar për të gjitha grupmoshat.