Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

BootCamp Day
21/09/2018
Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal
27/02/2019

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” (#Shoqeriacivilekunderekstremizmittedhunshem) i cili financohet nga Bashkimi Evropian (@EuropeanUnioninAlbania), po implementojnë projektin 6-mujor “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”. Në kuadër të këtij projekti, në datat 12 dhe 13 shkurt u organizuan 4 seminare me të rinj, nxënës të shkollave të mesme të qarkut të Korcës. Më në detaj, seminaret u organizuan me nxënës të shkollave F.S. Noli dhe Thimi Marko në Korçë, Nesim Kaçani në Miras dhe Fuat Babani në Bilisht. Gjatë këtyre seminareve, manaxheri i projektit dhe koordinatori lokal diskutuan me nxënësit rreth temës së kulturës së paqes dhe tolerancës dhe zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit reciprok. Gjithashtu, të rinjtë pjesëmarrës që morën pjesë në këto seminare plotësuan një pyetësor, rezultatet e të cilit do të publikohen si pjesë tepër e rëndësishme e këtij projekti.