Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
19/11/2018
“Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla Petro Nini Luarasi”
02/05/2019

Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal

Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal në kuadër të projektit “Regional Youth Compact for Europe” u mbajt në datat 26 dhe 27 Shkurt 2019 në Tiranë pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”. Ky event u ndoq nga më shumë se 70 pjesëmarrës, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku patën mundësinë për të shkëmbyer  mënyra të reja bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm në rajon dhe nxitjen e aktiviteteve bashkëpunuese për integrimin në BE në nivel rajonal.

Forumi u hap nga Z.Arbjan Mazniku, Nën Kryetar i Bashkisë Tiranë, Z. Sokol Dedja, Zv.Ministër i Jashtëm, Znj. Antonela Valmorbida, Sekretare e Përgjithshme e ALDA.

Gjatë fjalimit hapës të gjithë të ftuarit u shprehën se mënyra për të ecur përpara për Vendet e Ballkanit Perëndimor është duke njohur ngjashmeritë e secilit vend, duke kapërcyer ndryshimet e njëri-tjetrit dhe të përparojnë sëbashku drejt integrimit Europian.

Nënkryetari z.Mazniku u shpreh se procesi i  Integrimit në BE nuk ka të bëjë vetëm me aspekte teknike por mbyllja e kapitujve të reformave është shumë më tepër për vlerat Europiane, sepse njerëzit njohin më shumë njëri-tjetrin dhe ndajnë sëbashku eksperienca.

Zv.Ministri i Jashtëm z. Dedja theksoj se kapitujt e negociatave kanë të bëjnë me transformimin e shoqërisë tone dhe të rinjtë janë aktorët më kryesor në këtë process sepse të rinjtë janë e ardhmja.

Znj. Valmorbida pohoi se Europa nuk mund të jetë Europë pa Ballkanin. Bashkimi në BE nënkupton harmonizim, dhe kapitujt janë të harmonizuar në terma të ligjit dhe procedurave. Me projektin “Regional Youth Compact for Europe” ne jemi duke tentuar të tregojmë tek BE se mënyra për të ecur përpara për vendet e Ballkanit Perëndimor është të pranojmë se roli i të rinjve është çelësi. Ne kemi nevojë për një përgjigje për kushtet e shoqërisë së Ballkanit Perëndimor dhe përgjigjja është Bashkimi Europian dhe moment është tani.

Disa çështje të tjera të cilat u diskutuan gjatë këtij Forumi ishin rregullat e BE dhe Rajonit për bashkëpunim dhe në panel ishin Z. Djuro Blanusa, Sekretar i Përgjithshëm i RYCO dhe Z.Gjergj Murra, Drejtor i Fondit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel u theksua se është shenjë shumë positive që tashmë ekzistojnë disa qeveri rajonale të krijuara për bashkëpunim. Për më tepër, praktikat pozitive në bërjen e axhendës së BE më miqësore për të rinjtë, u ndanë nga përfaqësuesit e organeve publike dhe shoqëria civile pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal dhe Konferenca Vjetore u organizuan nga Youth Act Albania në kuadër të projektit “ Të rinjtë e Ballkanit për Europën”, i implementuar nga Center for Democracy Foundation, ALDA dhe Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale, CRTA, Youth Act dhe Sodem. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian dhe Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara.