Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
06/03/2018
Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
11/04/2018

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” (#Shoqeriacivilekunderekstremizmittedhunshem) i cili financohet nga Bashkimi Evropian (@EuropeanUnioninAlbania), po implementojnë projektin 6-mujor “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”.

Në kuadër të këtij projekti, në datat 27 dhe 28 mars 2018 u organizuan 4 seminare me të rinj, nxënës të shkollave të mesme të qarkut të Korcës. Më në detaj, seminaret u organizuan me nxënës të shkollave Dhimitër Gjata në Rembec, Shkolla e Mesme në Maliq, shkollat Muharrem Collaku dhe Gjergj Pekmezi në Pogradec. Gjatë këtyre seminareve, përfaqësuesit e projektit diskutuan me nxënësit rreth temës së kulturës së paqes dhe tolerancës dhe zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit reciprok. Gjithashtu, të rinjtë pjesëmarrës që morën pjesë në këto seminare plotësuan një pyetësor, rezultatet e të cilit do të publikohen si pjesë tepër e rëndësishme e këtij projekti.