Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
28/03/2018
Konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit: “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”
04/07/2018

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” (#Shoqeriacivilekunderekstremizmittedhunshem) i cili financohet nga Bashkimi Evropian (@EuropeanUnioninAlbania), po implementojnë projektin 6-mujor “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”.

Në kuadër të këtij projekti, në datën 11 prill 2018, në Qendrën Ndërkulturore Komunitare të qytetit të Pogradecit u organizua workshopi “Komuniteti kundër ekstremizmit” me përfaqësues të qeverisjes lokale, të rinjve dhe komunitetit. Gjatë këtij workshopi, të moderuar nga manaxheri i projektit dhe koordinatori lokal, ekspertja e projektit Znj. Eurona Leka bëri një prezantim të detajuar lidhur me kulturën e paqes dhe instrumentat për ta promovuar atë. I ftuar special në këtë event ishte Z. Erion Kristo i cili diskutoi me të pranishmit rreth konceptit të tolerances, sidomos për sa i përket realitetit shqiptar. Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit diskutuan rreth rolit që ka gjithësecili dhe komuniteti në tërësi në promovimin e kulturës së paqes dhe tolerances kundër çdo lloj forme ekstremizmi dhe radikalizimi.