Konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit: “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”

Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike
11/04/2018
Ndërgjegjësimi i dhe informimi i të rinjve për start-up-et dhe bizneset sociale
19/07/2018

Konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit: “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”

Në datën 4 korrik 2018, ora 11.00, në ambientet e Qendrës Rinore të Korçës, u organizua konferenca përmbyllëse e projektit 6-mujor “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”. Gjatë këtij eventi, Znj. Nada Bandilli, moderatore, mbajti një fjalim lidhur me të rinjtë dhe rolin e shoqërisë në përfshirjen e tyre në jetën komunitare me qëllim parandalimin e esktremizmave. Më pas aktiviteti vijoi me një prezantim të Z. Reis Mulita, ekspert i qeverisjes lokale, lidhur me mënyrat e përfshirjes së të rinjve në politikat lokale, dhe Z. Dorian Jano, Drejtor ekzekutiv i AIPA, i cili paraqiti rezultatet e pyetësorëve të plotësuar nga të rinjtë gjatë aktiviteteve të ndryshme të projektit.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit diskutuan rreth rolit që ka gjithësecili dhe komuniteti në tërësi në çrrënjosjen e çdo lloj forme ekstremizmi dhe radikalizimi.

Projekti “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike” po zbatohet Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.