Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change

Krijimi i klubit të nxënësve në shkollën Migjeni
06/10/2020
Parandalimi i bullizmit dhe roli i mësuesit në shkollë
15/10/2020

Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change

Qendra Youth Act zhvilloi Forumin Rinor me temë “Rrjetëzim i Youth Hub”, me të rinjtë e qytetit të Mamurrasit.  Në këtë takim nxënësit u bënë pjesë e diskutimit mbi njohurit që ata kanë për vendimarrjen dhe cilat janë problematikat që ata dëshirojnë të zgjidhin duke qenë pjesë e këshillit rinor. Forumi rinor shërbeu si model frymezimi tek të rinjtë per impaktin që ata mund të kenë në qeverisjen vendore, dhe duke i inkurajuar ata të bëhen vazhdimisht pjesë e nismave rinore të cilat mund të cojnë deri në zgjidhjen e problematikave të komunitetit. Në përfundim të aktivitetit, nxënësit e angazhuar u pajisën me certifikata. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “YOUth FOR CHANGE”, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.