Parandalimi i bullizmit dhe roli i mësuesit në shkollë

Forum Rinor në kuadër të projektit “Youth for Change
12/10/2020
Parandalimi i bulizmit dhe roli i mësuesit në shkollë
15/10/2020

Parandalimi i bullizmit dhe roli i mësuesit në shkollë

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security  Environment”, financuar Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua trajnimi i mësuesve mbi përgjegjësitë dhe angazhimet e gjithsecilit në parandalimin e bulizmit si dhe rolin e mësuesit në shkollë ku përveç misionit edukativ e pedagogjik, ka edhe atë të rregullatorit e të formimit etik të nxënësve si dhe ekuilibrimin e situatave të ndryshme mes adoleshentëve.

Gjatë trajnimit u sollën shembuj e situata praktike të ndjekura edhe në vende të huaja të cilat jo vetëm parandalojnë bulizmin që në fazat e hershme të tij, por edhe identifikojnë nxënësit të cilët kanë të nevojshme mbështetjen e mëtejshme të psikologut e të familjes. Angazhimet e modelet që sjell stafi pedagogjik janë hapat e parë të formimit të një shoqërie të shëndetshme intelektuale.