Konkursi i parë Rajonal mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët”

“Vullnetarizmi dhe Karta Rinore Evropiane ” | Qendra Social Komunitare Roskovec”
23/05/2019
Forumi i Rrjetit Tematik Rajonal
31/05/2019

Konkursi i parë Rajonal mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët”

Në datën 28 maj 2019, në mjediset e ngrohta të Qendrës Rinore “Atelie” të Bashkisë Shkodër, u zhvillua faza rajonale e Konkursit mbi veprën e autorit francez “Të mjerët” me pjesëmarrjen e katër shkollave të mesme nga ky qytet, Gjimnazi “28 Nëntori”, Gjimnazi “Oso Kuka”, shkolla e mesme jopublike “Atë Pjetër Meshkalla” dhe shkolla e mesme “Hasan Riza Pasha”. Në përfundim të Konkursit, vendin e parë e fitoi skuadra e Gjimnazit “Oso Kuka”, vendin e dytë skuadra e Shkollës së Mesme Jopublike “Atë Pjetër Meshakalla”, kurse vendin e tretë skuadra e Gjimnazit “28 Nëntori”. Ju urojmë suksese fituesve, që do të përfaqësojnë Shkodrën në Konkursin me pjesëmarrjen e të gjitha qyteteve të përfshira në këtë projekt, që do të mbahet në Tiranë.

Ky konkurs u zhvillua në kuadër të projektit “Të promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve përmes kryeveprave të letërsisë”. Projekti zbatohet nga Qendra Youth Act, i financuar nga Bashkimi Europian dhe me mbështetjen e World Vision in Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network.