“Vullnetarizmi dhe Karta Rinore Evropiane ” | Qendra Social Komunitare Roskovec”

“Qendra Youth Act viziton Spitalin Pediatrik | Tiranë”
23/05/2019
Konkursi i parë Rajonal mbi veprën e Viktor Hygo “Të mjerët”
28/05/2019

“Vullnetarizmi dhe Karta Rinore Evropiane ” | Qendra Social Komunitare Roskovec”

Në datë 16 Maj 2019, nxënësit e shkollës “Adem Vrapi”, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra Social Komunitare, Roskovec në bashkëpunim me Qendrën Youth Act për të informuar të rinjtë mbi Vullnetarizmin dhe përfitimet që kanë nga Karta Rinore Evropiane Aktiviteti u zhvillua në kuadër të ciklit të aktiviteteve për Javën së Evropës, fokusi i së cilës ishin të rinjtë, forca e tyre për ndryshim. Përfaqësuese të Qendrës “Youth Act” i njohën të rinjtë me konceptin e vullnetarizmit dhe përfitimet e pajisjes me Kartën Rinore Evropiane. Qellimi i këtij takimi ishte nxitja e të rinjve për të qënë aktivë, të përkushtuar dhe duke marrë iniciativa të ndryshme në nivel lokal dhe kombëtar, ata do të bëhen shembulli i përçimit të atyre vlerave që i bëjnë evropianë të vërtetë.