Përfundojnë trajnimet me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy

Takim mbi të drejtat e njeriut me nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi”
14/06/2019
Piktura – Art is fun
12/07/2019

Përfundojnë trajnimet me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy

Më datë 21.06.2019, në zonën e Beratit u organizua trajnimi i fundit me të rinj dhe komunitetin me temë “Edukimi me të drejtat e njeriut dhe demokracinë: konceptet kryesore dhe teknika advokimi”. Pjesëmarrja aktive e të rinjve dhe interesi i tyre për të zgjeruar njohuritë mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut si dhe teknikat e advokimit ishin elementë kryesorë të këtij aktiviteti.

Këto trajnime u zhvilluan në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, nën kujdesin e të cilit Instituti Shqiptar për Çështjet Publike po zbaton projektin “Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.