Përfundojnë workshop –et me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy

Workshop me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”
11/10/2019
Aktiviteti me temë: “Sipërmarrje dhe Inovacion”
22/10/2019

Përfundojnë workshop –et me të rinj dhe komunitetin në kuadër të projektit “Youth Mobile Academy

Në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike po zbaton projektin “Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.

Më datë 17.10.2019, në ambientet e Shkollës së Mesme në Rrëshen, në Bashkinë Rrëshen u organizua një workshop me të rinj dhe komunitetin me temë “Edukimi me të drejtat e njeriut dhe demokracinë: konceptet kryesore dhe teknika advokimi”. Ky workshop, i zhvilluar nga ekspertja e projektit MSc. Eurona Leka, dhe me kontributin e rëndësishëm të grupit të të rinjve pjesë e projektit, Elena Gjinaj, Kevi Shehu dhe Maila Koçi, kishte si qëllim kryesor thellimin e njohurive të pjesëmarrësve mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, zgjerimin e të kuptuarit të realiteteve dhe konteksteve të të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor si elemente bazikë dhe themelore për arritjen e një sistemi demokratik, si dhe identifikimin e koncepteve kyçe dhe teknikave të advokimit. Të rinjtë u aktivizuan në lojra dhe prezantime dhe ndërvepruan në grupe midis tyre duke vënë në zbatim të drejtat e njeriut në situata dhe kontekste të ndryshme.

Youth Mobile Academy ju pret në eventin e radhës, promovimin e të drejtave të njeriut!