Rëndësia e përfshirjes së të rinjve në projekte të Shoqërisë Civile

Trajnimi me temë “Aftësi Sociale” | Korçë
12/11/2019
STEAM – Metodë bashkëkohore e të nxënit
20/11/2019

Rëndësia e përfshirjes së të rinjve në projekte të Shoqërisë Civile

Në kuadër të projektit projektit “Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Albania), Qendra Youth Act zhvilloi dje në datë 18 Nëntor, trajnimin me temë “Rëndësia e Përfshirjes së të Rinjve në Projekte të Shoqërisë Civile”.

Në trajnim u përfshinë 11 nxënës të Këshillit Rinor Korçë të cilët u informuan mbi arsyet pse është e rëndësishme përfshirja rinore në projekte komunitare, u nxitën drejt angazhimit në projekte të shoqërisë civile. Vetë të rinjtë identifikuan një problem social apo të komunitetit ku bëjnë pjesë dhe diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme të tij.