Trajnimi me temë “Aftësi Sociale” | Korçë

Trajnim për TOT
08/11/2019
Rëndësia e përfshirjes së të rinjve në projekte të Shoqërisë Civile
19/11/2019

Trajnimi me temë “Aftësi Sociale” | Korçë

Në kuadër të projektit “Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Youth Act zhvilloi trajnimin me temë “Aftësi Sociale”. Në trajnim u përfshinë nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Korçës dhe konkretisht Raqi Qirinxhi, Themistokli Gërmenji, Irakli Terova, Ymer Dishnica, Isuf Gjata dhe Isuf Dalipi. Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i nxënësve mbi rëndësinë e komunikimit dhe të aftësive të tjera sociale si dhe nxitja e praktikimit dhe e përmirësimit të këtyre aftësive, si një shtyllë kryesore në vendosjen e marrëdhënieve pozitive dhe zhvillimin e personalitetit. Diskutimet, debatet dhe prezantimet e zhvilluara edhe gjatë trajnimeve të mëparshme i kanë ndihmuar nxënësit të njohin më mirë njëri-tjetrin si dhe të shpalosin idetë e tyre në publik. Në fund të këtij trajnimi, nxënësit votuan dhe zgjodhën edhe përfaqësinë e Këshillit Rinor të përbërë nga 11 nxënës e cila do të shërbejë si urë komunikimi mes të rinjve të qytetit të Korçës dhe  përfaqësuesve të Bashkisë Korçë.