Vlerësim nga Ambasada Australiane, në Itali për AIPA

Qendra e Trajnimit për Fëmijët me Nevoja të Veçanta
14/01/2021
“Parandalimi i bullizimit dhe mirëqenia e shëndetit mendor tek fëmijët”
25/01/2021

Vlerësim nga Ambasada Australiane, në Itali për AIPA

Ambasada Australiane, në Itali, shpreh falenderimet dhe vlerësimin për Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, AIPA, për realizimin suksesshëm të Projektit Special.

Ndër praktikat e mira të këtij projekti përmendim trajnimet intensive gjatë të cilave pjesëmarrësit morën njohuri të detajuara dhe kompetenca profesionale për të përdorur teknologjitë kryesore në procesin e mësimdhënies; botimin e librit mbi edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit si edhe në ngritjen e Qendrës së e Trajnimit për Fëmijët me Nevoja të Veçanta, e cila do të ofrojë trajnime dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit. Krijimi i së cilës, jo vetëm do të forcojë impaktin e projektit, por do ta bëjë më të qëndrueshme iniciativën e tij

Gjithashtu me anë të këtij projekti është fuqizuar ekipi i 12 pedagogëve dhe i 60 studentëve me njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera mbi SNE dhe TIK.

Ka një platformë online, të aksesueshme, e cila ka informacione dhe burime mbi SNE dhe TIK, duke funksionuar si një pikë kyçe për mësuesit në nivel kombëtar.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme me anë të këtij projekti është rritur ndërgjegjësimi mbi përdorimin e teknologjisë. Universitetet që ofrojnë programe për përgatitjen e mësuesve të rinj tashmë kanë një libër/tekst universitar dhe module trajnimi që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.