Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: “Shkollat për Shëndetin” në Durrës

Rëndësia e Komunikimit Prindër-Fëmijë
26/10/2020
Ndërgjegjësimi i nxënësve për të përballuar situatat e paparashikuara
29/10/2020

Zbatimi i workshopeve të promocionit shëndetësor të projektit: “Shkollat për Shëndetin” në Durrës

Barleti Group shpk me organizim nga Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Instituti Shqiptar për Cështjet Publike(AIPA) në kuadër të platformes My School zbatuan programin për realizimin e 8 workshopeve, në datat 27-28 tetor 2020, në qytetin e Durrësit në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin”. Në këto aktivitete morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës të targetgrupeve: Punonjës të Promocionit Shëndetësor, Autoritete të Qeverisjes Lokale, Mjekë shkollash dhe Familjesh, Punonjës Psiko-Social Shkollash, Mësues dhe Drejtues Shkollash, Prindër, Nxënës. Projekti u mbështet nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) me zbatim nga Save the Children.

Qëllimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe stimulimi i një marrëdhënie më të plotë, të shëndetshme dhe sinergjike midis targetgrupeve të pjesëmarrësve për ti dhënë një rol shumë më të madh edukimit shëndetësor me fokus mirëqenien dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.