QËLLIMI I PROJEKTIT

 

Projekti“New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment” realizohet membështetjen financiare tëProgramit Italo - Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, IADSA II". Projekti zgjat 20 muaj dhe zbatohet nga Bashkia e Kurbinit në partneritet me Qendrën Youth Act.

Një studim i bërë në rrethin e Kurbinit në përgjithësi tregon se mungesa e aktiviteteve sociale, sportive e kulturore, mungesa e nismave të organizatave jofitimprurëse, mungesa e mundësive për punësim, zhvillimi me hapa gjigandë të ekonomisë informate etj.nxit që në moshë të hershme disa sjellje dhe qëndrime që janë larg parimeve të shoqërisë demokratike.

Gjithashtu ne besojmë në vlerën e shtuar të arsimit. Pra, kur investohet në arsim më të mirë investohet në një të ardhme më të mirë për të rinjtë e qytetit dhe për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Për këto arsye, ky projekt synon krijimine një mjedisi më të mirë për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras si dhe ndërgjegjësimine prindërve, të mësuesve e të nxënësve mbi mundësitë e zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme e sociale.

Të dhënat e kontaktit: Email: [email protected]
website: youthact.al
Facebook: Qendra Youth Act
Tel. +355 6933 15 551
 

TARGET GRUPI

 

LAJME DHE NJOFTIME

14/05/2021

Aktivitet në shkollën “Migjeni” Mamurras, në kuadër të Javës së Europës

Sot në ambientet e shkollës “Migjeni” në Mamurras u zhvillua një aktivitet në kuadër të Javës së Europës, mbi investimet e huaja në Shqipëri. Shkolla “Migjeni” […]
10/05/2021

Aktiviteti “Duarartët” | Mamurras

Në zbatim të projektit “New Start-Educate in Healthy, Safety and Security Environment”,financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synonpërmirësimin e ambientit social […]
25/01/2021

Aktivitete Vullnetare

Në muajin tetor të vitit 2020 u organizua aktivitete vullnetare me fokus shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Rrethit […]
 

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET E SYNUARA

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Krijimi i një ambienti të përshtatshëm e cilësor për edukimin e brezave si dhe angazhimin e tyre në qendra komunitare.
Angazhimi i të rinjve në aktivitete që promovojnë tolerancën, gjithëpërfshirjen si dhe identifikimin e talenteve.
Ndërgjegjësimi i mësuesve dhe prindërve mbi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëveprimit me të rinjtë me qëllim nxitjen drejt njëshoqërie me shanse të barabarta e demokratike.

REZULTATET E SYNUARA

Nxënësit e shkollës “Migjeni” kanë një mjedis të përshtatshëm e cilësor për edukimin e tyre.
Përmirësim të ambienteve kulturore, sportive e sociale që synojnë angazhime shoqërore.
Përmirësimtë cilësisë së edukimit dhe të bashkëpunimit në grup.
Përmirësim të aftësive vepruese e nxitësve të mësuesve e prindërve lidhur me edukimin e zhvillimin social të fëmijëve.
Përmirësim të kushteve për zhvillim të tolerancës e përfshirjes së komunitetit në jetën sociale.

 

Entiteti zbatues dhe Partnerët


Bashkia Kurbin

Bashkia Kurbin

Qendra Youthact

Qendra Youthact