QËLLIMI I PROJEKTIT
Ne besojmë se fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet të ndihmohen të ndryshojnë qasjen ndaj sportit/aktivitetit _zik, edukimit, argëtimit duke përmirësuar në mënyrë direkte shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.
RINI AKTIVE sepse aktiviteti _zik është i rëndësishëm për të gjitha moshat, në mënyrë të veçantë sjell për_time të dukshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve.
RINI AKTIVE për ti dhënë sportit dhe aktivitetit _zik vëmendjen e munguar, për ta bërë gjithëpërfshirësdhe të aksesueshëm për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.
RINI AKTIVE për të përmirësuar shëndetin dhe mënyrën e jetesës së fëmijëve dhe të rinjve.
RINI AKTIVE për edukim social të vazhueshëm, në përputhje me moshën dhe zhvillimin e fëmijëve dhetë rinjve.
RINI AKTIVE për një të ardhme me fokus tek sporti, edukimi, shëndeti dhe argëtimi! RINI AKTIVE për një shoqëri aktive ! Nëse ndani të njëjtin besim me ne dhe mendoni se mund të jepni një kontribut brenda komuniteteve tuaja lokale ju ftojmë të _rmosni manifestin RINI AKTIVE.
Adresa : Kampusi nr 2 , Universiteti Barleti, Tiranë
Email: [email protected] / [email protected]
website: Facebook: www.westbasecamp.com
Facebook: Shoqata Barleti
Tel. +355 695258610
TARGET GRUPI
Mësuesit e edukimit fizik të shkollave të arsimit parauniversitar
Drejtues e shkollave te arsimit parauniversitar
Fëmijët nga mosha 6 deri në 18 vjeç
LAJME DHE NJOFTIME
OBJEKTIVAT DHE REZULTATET E SYNUARA
OBJEKTIVAT E PROJEKTIT
Rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve mbi rëndësinë e aktivitetit fizik në shëndetin e çdo individi. Përfshirja e sa shumë fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete lëvizore e sportive. Rritja e kapacitetit të drejtuesve dhe mësueve të edukimit fizik të institucioneve arsimore parauniversitare në mbarë vendin mbi risitë dhe programet bashkëkohore për një edukim fizik gjithëpërfshirës. Pasurimin e kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinjve me aktivitete të shëndetshme, argëtuese dhe edukative. Përmirësimi i programeve mësimore edukative për nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar. Organizimin e aktiviteteve sportive, turneve, kampionateve apo aktiviteve rekreati...
REZULTATET E SYNUARA
Rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve mbi rëndësinë e aktivitetit fizik në shëndetin e çdo individi. Përfshirja e sa shumë fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete lëvizore e sportive. Rritja e kapacitetit të drejtuesve dhe mësueve të edukimit fizik të institucioneve arsimore parauniversitare, në mbarë vendin mbi risitë dhe programet bashkëkohore për një edukim fizik gjithëpërfshirës. Pasurimin e kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinjve me aktivitete të shëndetshme, argëtuese dhe edukative. Përmirësimi i programeve mësimore edukative për nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar. Organizimin e aktiviteteve sportive, turneve, kampionateve apo aktiviteve rekreative periodike në nivel lokal apo kombëtar. Ngritja e Shoqatave Sportive të shkollave fillore dhe të mesme të Shqipërisë, si stuktura shtesë në mbështetje të institucioneve arsimore për realzimin dhe konsolidimin e kësaj lëvizjeje në të ardhmen .